Enkel Demi: Nga gjithë politikanët gruaja ime është më e varfra

Enkel Demi ishte i ftuari i kësaj jave në “Thumb”. Moderatori i cili njihet për natyrën e tij pa komplekse dhe të hapur, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Sikurse dihet tashmë, Enkeli është prej vitesh i martuar me ish- deputeten e njohur të Partisë Demokratike, Mesila Doda, me të cilën ka edhe 2 fëmijë, Jonin dhe Hënën.

Po, megjithëse deputetët në Shqipëri kanë “namin” si njerëz të pasur e që jetojnë mes luksit, Enkeli ka habitur me deklaratën duke e cilësuar gruan e tij si deputetën më të varfër.

I ngacmuar nga moderatorja pse nuk hapin një restorant duke qenë se të dy tashmë janë të apasionuar pas gatimit, dhe ka një gjendje të mirë ekonomike me gruan politikane, Keli tha:

“E kemi menduar por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë. Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi. Unë për fat të keq tek të gjithë politikanet kam poltikanen më të varfër (qesh).”

Loading...