“Edi Rama nuk mund të qeverisë më kurrë zgjedhjet në Shqipëri”.
Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv.
Ai deklaroi se është provuar qartësisht nga Zëri i Amerikës, se qeveria bleu zgjedhjet e kaluara parlamentare të qershorit 2017 dhe për këtë arsye, tha ai, Rama nuk mund të jetë kryeministër në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
“Dhe kjo është bindja e opinionit shqiptar pasi ka dëgjuar qartësisht nga SHBA, që provoi ashiqare sesi vota është shitur dhe blerë nga kriminelët në tavolinë. është kryetari i Bashkisë së Durrës, deputetë dhe muinistra pjesë e mekanizmit kriminal.
Kurrë Edi Rama nuk mund të qeverisë më zgjedhje, me një kryehajdut zgjedhjesh”.