Djali i “prish” radarin policisë nga shpejtësia, ja reagimi i uniformave blu

Në fundjavë një pjesë e të rinjve abuzojnë me alkoolin dhe nën efektin e adrenalinës thyejnë rregullat e qarkullimit duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shpejtësia e lartë është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve rrugore që shpesh çojnë edhe më marrje jete.

Gjatë kontrolleve rrugore në orët e para të së dielës, policia ka ndaluar mjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë dhe mes tyre ka nga ata që i është hequr leja e drejtimit.

Përfshirë këtu një shoferi që u kap me 155 km/h, duke u kthyer në një rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia shkruan në faqen zyrtare të Facebook:

Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet. Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t’ju vijë aty ku banoni”.
#Udhëtonimekujdes

Loading...