Foto të fundit nga punimet në bulevardin kryesor të Vlorës. Vijon puna me ritme shumë të shpejta.

Puna për përfundimin e projektit të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë po ecën me ritme shume te shpejta.

Deri tani janë realizuar 3/4 e këtij investimi kaq të rëndësishëm të rivitalizimit të gjithë bulevardit, ku firma cdo ditë po punon me ritme shume te shpejta. Më tej do të vazhdohet me pjesën tjetër të investimit që është sheshi nga xhamia tek Shtëpia e Beut, për t’i dhënë në fund fare një pamje tërësisht të re gjithë qytetit bregdetar.

Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të 2018. Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Pritet qe ky investim të jetë një nga më cilësorët dhe të rëndësishëm të realizuar ndonjëherë në qytetin bregdetar te Vlores.

Loading...