Në shumë studime është zbuluar se farat e kungullit janë të pasura me vitamina A, E, C dhe K, madje kur janë të freskëta përmbajnë më shumë se 60% të acideve yndyrore të pangopura.
Përveç kësaj, vaji i farave të kungullit përmban vitamina të grupit B, acide yndyrore të pangopura omega6 dhe 9, minerale si fosfor, calcium, magnez dhe kalium, proteina dhe gjurmë të oksidit salicilik.
Ai është lehtësisht i përshtatshëm dhe i kombinueshëm në ushqime, sallatra dhe gjellë të ndryshme.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell vaji i kungullit:
Rregullon problemet e prostatës së zgjeruar
Trajton infeksionet e traktit urinar
Regullon nivelet e kolesterolit në gjak
Ndihmon në sëmundjet kardiovaskulare
Rregullon tretjen
Promovon funksionimin normal të veshkave
Përmirëson sistemin imunitar
Ka efekte pozitive në përmirësimin e shikimit
Është mjaft i dobishëm për lëkurën
Ndalon rënien e flokëve
Ja si duhet të përdoret vaji i farave të kungullit:
Për 3 muaj duhet të merrni 2 lugë të këtij vaji, 2 herë në ditë në mëngjes dhe në darkë. Ju mund ta merrni atë në formë vaji ose mund ta kombinoni me ushqime të ndryshme, këshillohet të merret i freskët, mos të gatuhet.
Nese e blini, sigurohuni që ta blini të freksët dhe të papërzier me elementë të tjerë.
Burimi: healthyfoodteam