Historinë nuk mund ta mbuloj pluhri i harresës

Nga Agim Jazaj

“Koha mban shënime me rreptësinë më të madhe, mund të deformojë, por nuk mund të errësojë dot përpjekjet, luftërat dhe kontributet e dhëna dhe të lëna nga bijtë e bijat e çmuar, në çdo cep të truallit amtar”…. Asnjëherë nuk fshihen dhe s’mund ti mbulojë pluhuri i harresës, ata që kanë vënë në shërbim të vendit, aftësitë, kontributin dhe janë sakrifikuar, për interesat madhore, në shërbim të kombit!
Ndoshta politikat kanë tentuar zbehjen e këtyre ngjarjeve historike, të figurave të mëdha, por pa mundur të zvogëlojnë dhe fshijnë nga historia e kohëve përmasat e tyre. Burrat e asaj kohe, të cilët kanë marrë pjesë në gjithë evenimentet historike, kanë vendosur aty pa dyshim e dallim secili gurin e vet, në themelet e historisë, duke i vënë ata në peshoren e kohës, dhe ruajtur në altarin e përjetësisë.

Koha mban shënime me rreptësinë më të madhe, mund të deformojë, por nuk mund të errësojë dot përpjekjet, luftërat dhe kontributet e dhëna dhe të lëna nga bijtë e bijat e çmuar, në çdo cep të truallit amtar, dhe mbetet në misionin sipëror të brezave për ti, pasqyruar, pasuruar dhe ruajtur në memorien kombëtare”,-theksoi në fjalën e tij përshëndetëse, dhe të urim-mirëseardhjes z. Përparim Shametaj, kryetar i Bashkisë Selenicë, organizatore e këtij evenimenti të rëndësishëm, së bashku me Shoqatën K.A Atdhetare “Drashovica”

Drashovica zë vend të rëndësishëm në gjerdanin e artë të përpjekjeve dhe Luftërave për liri dhe Pavarësi! Për këto kontribute të çmuara, presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, nderoi me titullin “Nderi i Kombit”, fshatin Drashovicë, dhe po me këtë çmim, u vlerësua atdhetari i shquar Mulla Xhafer Drashovica.

Për dy ditë dhe net, këtu u zhvillua edhe Festivali i rrallë i këngës polifonike labe: “Jehon kënga labe: “Drashovicë 2016”- e përmasave të pa zakonta, e shënuar në memorien e kësaj treve, ku morën pjesë 19 grupe polifonike nga Bashkia e Selenicës, dhe grupet mike nga Himara e Zaho Kokës, Persefoni Kokëdhimës, Petro Markos, Neço Mukës, Lefter Çipës, etj…

Drashovica, ura ku nis Labëria dhe porta ku hapet Historia, e gdhendur në vargjet e ditës, pushtoi edhe skenën e Festë- Drashovicës, prej datës 13-14 shator: “Te ura në Drashovicë/ Ku fillon Labëria/ Te porta e Labërisë/ Nis e gjëmon historia… u transmetua në këngën e djeshme, e gdhendur në vargjet e kënduara nga grupi polifonik i Dushkarakut, në festivalin zonal të polifonisë labe, të Drashovicës.

Puna përgatitore dhe pasionante e grupit organizator dhe drejtues, nisur nga skenari i Festivalit, me përbërjen e Prof. Bardhosh Gaçe, Lefter Çipa, Piro Bregu, Agim Jazaj, Feti Brahimi bij të Vlorës, etj, si dhe regjisori i mirënjohur Artur Dhamo, e kurorëzuan më së miri dhe më suksesshëm këtë aktivitet artistik, duke përkujtuar e nderuar luftën, dhe realizuar këtë Festival polifonik, me përmasa zonale, dhe të parin e këtij lloji.

Shoqata A. Kulturore “Drashovica” me kryetarin e saj, Novruz Barjami, burri zakonor, tradicional dhe vizionar, mbajti shpirtin ndezur të të gjithë pranishmëve, ku gdhinë dy net, pa vënë gjumë në sy në: “Drashovicë këngë Lirie/ Drashovicë burra stërralli/ Historia të ka hije/ Plotë me yje mbushur balli… Juria zyrtare, po dhe juria qytetare nga sondazhet e qytetarëve “shpalli” nën zë e me “zë”, grupet më të mira, si: grupin e Drashovicës, Bratit, Pilurit, Dushkarakut, duke vijuar me grupet e Velçës, Selenicës, Sevasterit, Kotës, Gorrishtit, njeri më i mirë se tjetri, njeri më i bukur se tjetri, ku nuk merr rëndësi çmimi, por merr e mbetet i shënuar misioni.

Në këtë vend, të ngarkuar me këto ngjarje të rëndësishme historike, dhe të mbuluar me këto mirësi e bukuri, ku kanë marë pjesë burra nga Drashovica, gjithë treva e Labërisë lavdimbuluar, Vlora, Himara, por edhe përtej kësaj harte, Mallakstra, Tepelena, gjithë vendi, ku kanë dhënë kontributin e tyre burra të mënçur të kuvendeve vijues, si: Kuvendi i “Beunit, i “Barçallas”, në të cilët kanë qënë vendimarjet historike, për fatet e vendit dhe të brezave.

Luftëtarët, mendimtarët, kuvendarët dhe pajtimtarët, ata që e kanë mirësinë në shpirt, në mendje dhe në gjuhë, (dhe jo si ata që e kanë helmin në shpirt, në mendje dhe në gjuhë) si dje dhe sot nga, Shkoza, Vërmiku, Smokthina, Brati, Sevasteri, Mavrova, Gorishti, Karbunari, Selenica, Dukati, Himara, Armeni, Peshkëpia, Dushkaraku, Vlora, Topalltia, Tepelena, Mallakastra, e gjithë Shqipëria, kishin zbritur edhe dje këtu, në këtë tempullin e Pajtimit dhe të Bashkimit, në këtë kuvend burrash për të dhënë mesazhin e munguar dhe të vonuar: “Për të bërë Shqipërinë e shkretuar, Shqipërinë e Merituar”!

Këto këngë epike në krahinën e Labërisë, në dy shekujt e fundit janë bërë një zë i dëgjuar në historinë kombëtare, siç e quajmë ne lebrit: “Porta e Labërisë”, dhe mbështjellin në gjirin e vet ngjarje të mëdha, të cilat lidhen me luftrat dhe përpjekjet për Pavarësinë e Shqipërisë.

Banorët e këtyre anëve, të Drashovicës, Labërisë dhe Vlorës, janë përherë krenar për traditën, zakonet dhe historinë e tyre shekullore, por edhe për bashkëjetësën, mirëkuptimin, për tu marrë shëmbull, në prosperitet, për tu pasuar zili….

Në Drashovicë u mlodhën në përkujtim dhe nderim të këtyre ngjarjeve të mëdha, siç është Kuvendi i Drashovicës, në Korrik të vitit 1911, ku për herë të parë lebrit bashkuan zerin dhe shpirtin e tyre me Kosovën dhe Malësinë e Veriut, kundër pushtesit turk. Sot dhe dje u këndua kënga e djeshme dhe e sotme, duke skalitur këto evenimente të rëndësishme, apeluese për nesër në vargjet dhe këngët e “Drashovicë 2016”… Kënga ka evokuar e gdhëndur ngjarje të rëndësishme, të shënuara në vargjet e saj, të kënduara nga kjo krahinë, por edhe më gjerë, në vatrat shqiptare, në festivalet kombëtare, dhe botërore. Kënga ka shëtitur pa viza edhe në kohën e vizave, nëpër Europë dhe në botë… Në këto brigje buzë Shushicës, gjëmoi zëri liridashës i Labërisë dhe i krahinave të tjera të vendit:

Betejat- Epopet e Vlorës, në vitin 1920, kundër pushtuesit italian. Këtu u vendos Prefektura dhe Komanda e Mbrojtjes Kombëtare që drejtuan betejat dhe shporrën pushtuesit italian.

Drashovica, gjëmoi përsëri në Luftën e II-të Botërore, ku antifashistët e Vlorës, u përballën në betejën frontale më të madhe kundër pushtuesit nazifashist, shtator 1943. Gjaku i luftëtarve antinazist përskuqi brigjet e Shushicës, ndaj dhe sot në Drashovicë ngrihet madhështor Memoriali i kësaj Epopeje.

Këto tablo heroike dhe Dëshmorët e Atdheut, janë derdhur në këngët tona polifonike dhe ruhen në përjetësi! Me këto motive, për këtë aktivitet me përmasat e Festivalit Polifonik zonal zotrijtë, promotor; Bujar Leskaj dhe Bashkia Selenicë, kryetari i saj z. Përparim Shametaj, si bij të Labërisë, Ardian Resulaj, po edhe në sinkron me Prof. Dr. Ago Nezha, Luan Muhameti, Ahmet Demaj etj, promovojnë edhe në këtë radhë vlerat sipërore, njerëzore, paqtuese, kontribuese, Atdhetare dhe Kulturore.

Këto tradita të mrekullueshme, kanë ushqyer gjatë shekujve shpirtin atdhedashës, liridashës dhe artdashës të Drashovicës, Labërisë, Vlorës dhe vendit, duke përciellë jehonën e saj deri në ditët e sotme. Edhe pse nga këto treva në dekadat e fundit, emigracioni biblik ka bërë punën e vet, mëndja dhe shpirti i tyre mbetet këtu në Drashovicë, duke ringjallur këto epope, të cilat përciellin mesazhe të mëdha për kohën tonë: ”Bujarinë e Drashovicës/ Nënë Tereza do bekonte/ Hallall qumështin e sisës/ Bijtë e saj do t’i uronte”….

Veshi, shpirti dhe arsyeja e dëgjuesve të shumtë, nën shushërimën e Shushicës, që gurgullon mbi gur e zaje nga vendrrjedhja, Kuçi i Jaho Gjolikut e deri këtu, nën hijen e rrepeve shekullor, ku kemi fjetur me muaj e vite, mbi këtë taban historie, jemi frymëzuar, kemi marë e mbajmë vlagë edhe nga Drashovica, ku na nderiojnë ata burra të cilët nuk i shëmbëllejmë ndoshta për momentin, por i kemi të skalitur edhe në personazhe publike të kohës, nga ky vend i bekuar, që na kanë frymëzuar, i kemi shkruar përpara 30 e ca viteve në gazetën “Zëri i Vlorës: Hamza Resulin, Anife Piskën, Idai Biçakun, Safet Kozhupën, Zalika Selimin, Nazmi Kolën, Sokrat Runën, Nuri Sherifin, Variz Hamzarajn etj, na bëjnë të jemi si në konakun tonë, në lokalin e Lush Memës, të qerasitur edhe nga drashoviciotët Gjoka, por edhe nga nipi ynë, ish futbullisti me emër i “Flamurtairit” Nenaj, dhe nga emblema (miku) e këtij klubi të futbollit Gjondeda…

Nga grykë derdhja, lumi Shushicë bie me vete: Krisma lufte, tinguj cule/ Shqipëri s’të shohim Lule… Deri në mesnatë dhe ditën e dytë, në “vlerësimin e Jurisë” të ngritur nënë zë e më zë, po dhe të qytetarve me zë e pa zë në festë- Drashovicë 2016, u bë për këngën e vendit organizator të Drashovicës, kënga e grupit të Bratit, grupi “Bilbili”, grupi i Dushkarakut, i Himarës, Kotës, Velçës, Selenicës, etj.

Në Drashovicë, në përkujtim dhe nderim të kësaj date, kishin zbritur si dje dhe sot njerëz nga Kuçi i Joho Gjolikut, nga Tërbaçi i Hysni Kapos, nga Shkoza e Kanan Mazes, nga Vërmiku i Barjam Tushit, Dushkaraku i Zyber Bejto Kudhësiotit, Dukati i Sado Koshenës, Vranishti i Sali Vranishtit, nga Armeni i Osmën Haxhiut, Velça e Ali Beqirit, Sevasteri i Hysni Shehut, Kanina e Myqerem Hamzarait, Koculi i Duro Shaskës, etj. Luftëtarët e Lirisë, të Luftës Antifashiste Nacionale Çlirimtare në betejën e 14 shtatorit 1943 e përkujtuar së bashku dje, u drejtua me mjeshtëri e guxim nga udhëheqsit e kohës Islam Radovicka e Hysni Kapo.

Këto tradita të mrekullueshme, kanë ushqyer gjatë shekujve shpirtin atdhedashës dhe artdashës të Drashovicës, Labërisë, Vlorës, Vendit, duke përciellë jehonën e saj deri në ditët e sotme. Edhe pse nga këto treva në dekadat e fundit emigracioni biblik ka bërë punën e vet, por mëndja dhe shpirti i tyre mbetet këtu dhe në Drashovicë, duke ringjallur këto epope, të cilat përciellin mesazhe të mëdha për kohën tonë: “Të ringjallim historinë/ Brezat le ta pasurojnë,/ Amanet Shqipërinë/ Për trojet që na mëkojnë…”.

Loading...