Rama-biznesmenit: Bos, mos ke qenë i dënuar se na del foto

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në një sipërmarrje të bimëve medicinale në një fshat të Beratit ku nuk i ka kursyer batutat me pronarin.

Në momentin që është takuar Rama e ka pyetur nëse ka qënë ndonjëherë i dënuar duke i treguar frikën se mund t’ju dilte ndonjë foto nga përqafimi sëbashku në media pastaj.
BISEDA MES TE DYVE
Rama: Si je bos, mos ke ndonjë precedent penal ti se na nxjerrin në fotografi bashkë dhe…

Qesh biznesmeni: Jo

Rama: Dënime s’ke pasur në të kaluarën ëëë

Biznesmeni: Jo, jo s’kam asnjë. Kam 25 vjet që punoj me bimë medicinale, madje edhe në Amerikë eksportoj.

E ndërsa biznesmeni i tregonte për tregtinë me Amerikën, kryeministri nuk e kursen edhe një batutë tjetër duke i thënë: Ti me vizat Amerikane s’ke probleme ëëë?

Mes të qeshurave ai i tha se nuk kishte probleme.

Kujtojmë që te enjten e shkuar në Kuvend, kryeministri etiketoi ish-kryeministrin Berisha si një njeri që nuk e kalonte dot oqeanin. U desh që mediat të interesoheshin pranë DASH për të konfirmuar se ish-kryeministrit Berisha nuk i ishte refuzuar viza për në SHBA.

Loading...