“Gjuha krijon realitetin. Fjalët kanë fuqi. Fol gjithmonë për të krijuar lumturi”

Në vijim do të mund të lexoni disa thënie të veçanta për fjalët dhe për rëndësinë e tyre.

Sa të rëndësishme janë ato në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe sa vlerë kanë?

“Fjalët janë të fuqishme. Ato mund të krijojnë, ose të shkatërrojnë, ndaj zgjidhi fjalët e tua me mençuri”. – Anonim

“Fjalët që flet, bëhen shtëpia në të cilën jeton”. – Hafiz

“Në fund, ne nuk mbajmë mend fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve tanë”. – Martin Luther King

“Pavarësisht se çfarë mund të të thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën”. – Robin Williams

“Fjalët mund të frymëzojnë dhe fjalët mund të shkatërrojnë. Zgjidhi mirë fjalët e tua”. – Robin Sharma

“Mos u dashuro marrëzisht pas fjalëve të bukura. Fjalët e bukura nuk kanë asnjë vlerë, nëse nuk kthehen në mendime”. – Sonya Parker

“Heshtja ndonjëherë flet mijëra fjalë, të cilat shumica as që arrin t’i kuptojë”. – Anonim

“Rrit fuqinë e fjalëve, jo tonin e zërit. Është shiu që i rrit lulet, jo stuhia”. – Rumi

“Gjuha nuk ka kocka, por është tepër e fuqishme sa për të thyer një zemër, ndaj bëj kujdes me fjalët e tua”. – Anonim

“Gjuha krijon realitetin. Fjalët kanë fuqi. Fol gjithmonë për të krijuar lumturi”. – Deepak Chopra

Loading...