Këngëtarja Ariana Grande do të marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë” që do të organizohet nga ky medium më 6 dhjetor në New York.
Në një njoftim, “Billboardi” ka thënë se Grande i qëndron prapa “vendimeve të veta në një botë që nuk është shumë mikpritëse për gratë”.
Në vitin e fundit, Grande kishte hyrë në “Top 40” me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.
Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e shkuar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet, shkruan koha.net.
Këtë çmim e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.ATSH
Loading...