Deklaratat shok.uese të djemve që përdhu.nonin cdo ditë 13-vjeçaren

Një histori e pabesueshme, në kufijtë e perversitetit, me protagonistë disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Kavajë, që ka ngritur sinjalet e alarmit për mijëra prindër e shkolla të tjera në vend.

I tillë është rasti i përdhunimit të një nxënëseje 13-vjeçare në Kavajë disa ditë më parë por rasti u bë publik vetëm pas një denoncimi në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka arritur të zbardhë pjesë të dëshmisë së djemve që akuzohen për përdhunimin e 13-vjeçares, shumica nxënës të 9-vjeçares por dhe dy gjimnazistë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për “BalkanWeb” se të gjithë djemtë e arrestuar e kanë pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.
Ata kanë thënë se e merrnin vajzën në shtëpinë e tyre pas përfundimit të shkollës. Pasi përfundonte njeri, të nesërmen shkonte në shtëpinë e një djali tjetër pasi i bënin presion vajzës me videon që posedonin.

Kjo gjë ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë. Policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare, drejtoreshën e shkollës por kanë deklaruar se nuk dinin gjë.

Mbi këto dëshmi pritet që prokuroria e Durrësit të kërkojë arrest me burg për të shtatë të ndaluarit. Mësohet se prokurore e çështjes është Oltiana Cifligu ndërsa gjyqtare Nurjeta Tafa.

(BalkanWeb)

Loading...