Policia bën me dije se nëna shqiptare ishte me dy fëmijët e saj, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi një gruaje misterioze ndihmë për t’u drejtuar në stacionin më të afërt policor.
Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhd.ukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje.
13-vjeçarja Megi Bukaci është rreth 150 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë dhe sy ngjyrë kafe. Herën e fundit që është parë kishte veshur xhinse të zeza, xhaketë blu dhe një palë vathë ngjyrë të argjendtë. Shenjë dalluese e saj është një shenjë pranë syrit të djathtë.
(Shqiperiaime)
Loading...