SHBA – Trump shkarkon ministrin e Drejtësisë

Presidenti Donald Trump njoftoi sot në një mesazh në “Twitter” largimin e ministrit të tij të Drejtësisë, Jeff Sessions, një shkarkim që mund të ketë pasoja në hetimin shumë delikat mbi çështjen ruse.

Sessions theksoi se ka paraqitur dorëheqjen me kërkesë të Trump. Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga drejtori i kabinetit të tij, Matthew Whitaker.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po bën disa muaj që kritikon Jeff Sessions se është tërhequr nga hetimi delikat mbi çështjen ruse.ATSH

Loading...