Flasin banorët e Kavajës për ngjarjen e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kavajën ditët e fundit kur një vajzë minorene është përdhunuar në grup nga adoloshentë të tjerë.

Të shokuar nga ngjarja, prindërit e nxënësve të tjerë të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë kanë vendosur të mos i lënë fëmijët asnjë minutë vetëm.
Ata thanë, shkruan ‘balkanëeb’ se e kanë mësuar rastin vetëm kur u bë publik në media, ndërsa flasin fjalët më të mira për familjen e vajzës minorene.

“Jemi të shokuar nga ngjarja. Fëmijët nuk na kanë treguar çfarë ka ndodhur. Rastin e mësuam kur u bë publik.

Nuk duhet të hidhet baltë mbi shkollën. Nuk ka faj shkolla. Ngjarja ka ndodhur jashtë”, kanë thënë ata.

Ndërkohë fëmijët kanë treguar tek prindërit se vajza e abuzuar nuk ka shfaqur asnjë shenjë të çuditshme.

Me gjithë rastin e rëndë, në shkollën “Rilindja” mësimi ka vijuar rregullisht, por me masa sigurie të shtuara.

Derës kryesore i është vënë dryni, ndërsa nxënësi shoqërohen nga prindërit në lëvizjet jashtë shkollës.

Banorët tregojnë se vajza ishte nxënëse e shkëlqyer. Banesa e vajzës është shumë pranë shkollës.

Vajza jeton me gjyshërit, 2 motrat dhe të ëmën. I ati kishte punuar shofer në bashki, por prej disa vitesh kishte emigruar në Itali.

Pasi mori vesh ngjarjen ai është kthyer pranë familjes.

Loading...