Serbët zbulojnë si e ekzekutuan Adem Jasharin

Më 5 mars të vitit 1998, trupat serbe rrethojnë kullën e familjes Jashari në fshatin Prekaz të Drenicës.

Komandanti i UÇK, Adem Jashari, dhe burrat dhe gratë e fisit, bënë një rezistencë epike prej 3 ditësh. Deri kur serbët përdorën artilerinë e rëndë, duke vrarë 58 persona.

Miqtë dhe bashkëluftëtarë të tij, kanë pretenduar vazhdimisht se Ademi u la në baltë në ditën e tij më të vështirë, nga shokët e tjerë të UÇK-së, por edhe formacioni tjetër luftarak shqiptar pranë LDK, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), ngritur dhe drejtuar nga kryeministri në mërgim Bujar Bukoshi.
Ata pretendojnë se në 3 ditët e luftimeve, nuk pati asnjë përpjekje për t’i ardhur në ndihmë të rrethuarve në kullë.

Sipas tyre, Jasharajt u masakruan pasi në një moment mbetën pa municione. Ndërkohë ish-gjenerali serb, Stevan Gjuroviç, është shprehur 2 vjet më parë se Adem Jashari u vra, pasi ishte shitur nga vetë shqiptarët.

“Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiunë brenda. Ne mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtareve,”– tha ai.

Gjuroviç, tha se kishin 3 spiunë pranë Jasharit, madje njëri prej tyre kishte qenë dikur ministër në qeverinë e LDK.

Loading...