Pë.rdhunimi – “Të gjithë janë fajtorë, por faji së pari nis nga të gjithë ne, shoqeria me bërthama familjare tashmë në fazë dekompozimi”

Mori peng të dashurën

Enida N.Bozheku

E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me te dashur – te dy seksualisht aktive.

Shoket e te dashurit, seksualisht aktive, minoren midis 13 vjec deri ne 16 vjeç. 13 vjeç askush nuk ka pergjegjesi penale.

Nga 14 deri ne 21 vjeç, pergjegjesia penale eshte personale por e graduar sipas shkalles se evolucionit psikoemotiv – seksual te subjekteve nen procedim penal.

Shkake pasoja: minoren te rritur ne fryme lirie seksuale pa kontroll prinderor, pa mbikqyrje dhe edukim formatues shkollore.

Familje “moderne” te shek XXI, ku fenomenet e tradhetise jane rend i dites, babzise seksuale i brezit te prinderve te ketyre “imituesve te paformuar – te paedukuar – te pashembuj”, e qenura trandy. Sa ndodhur ne Kavaje eshte heshtja e rreme e turpit aparent te pseudofamiljeve konservatore, qe imoralitetin, shthurjen, degjenerimin e mbajne ne gji si helmi i neperkes.

Ata te rinje, te gjithe, si viktima e rritur parakohe, si mostrat minorene pjelle e familjeve dhe shoqerise se degraduar e tipit Zone e Lire, a Parlament-han, i kemi krijuar ne. Vajza, viktime dyfishe e familjes qe s’diti ta rrise me vlera e norma, viktime e dashurise pre-adoleshencjale e fryre nga qasje instagramiste, silikonistesh e profesionistesh te prostitucionit qe shkembimin bukuri – aparence -dashnore, na e shesin per moral.

Te rinjte pubertare dhe adoleshente, egzekutues te shembujve famekeq te sharjeve parlamentare, te mitit te te fortit, te “bosit” padron shantazhues televiziv, portalist a analist.

Keta jane femijet qe shoqeria jone po ç’edukon ne emer te nje lirie shterp, imorale, degraduese dhe shtazarake.

Te gjithe jane fajtore, por faji se pari nis nga te gjithe ne, shoqeria me berthama familjare tashme ne faze dekompozimi.-laberianews

Loading...