Këtë të Enjte parlamentare,
ju vërtetua dhe një herë vegjëlisë,
se Partia Demokratike,
është haleja më e madhe e Shqipërisë!
As këtë Qershor dhe as Qershorin tjetër,
se do marrin pushtetin të mos kenë shpresë,
se shqiptarët nuk mund ta lënë fatin,
në dorën e fëlliqur të halesë!
Është fat i madh kur mostrat futen në bojkot,
se zërin e shpifur s’u’a dëgjojmë,
po kur kthehen-qoftë dhe një orë,
na dhëmbin sytë sapo i shikojmë!
Me “Rilindjen” ne nuk e kemi vaj,
se i denoncojmë aferat e pista,
po partinë e Lulit dhe Saliut,
e kemi hequr fare nga lista!
Ndaj Edi Rama s’pyet më për ligjet,
dhe kalon nga afera në aferë,
e di që përsëri nuk ka shans të digjet,
se me këtë opozitë fiton njëmijë herë!
Duket grupi i Shtëpisë Qëndrore,
si tufa më e keqe me vampirë,
ndaj Edi Rama prore edhe prore,
para tyre duket burri më i mirë!
Kur shikon Saliun-këtë kafshë politike,
populli është gati t’i fali Ramës çdo mëkat,
por ne njerëzit e fushës mediatike,
asnjë kusar nuk do lëmë rehat!
Duket se populli mëndjen e ka ndarë,
që këtë opozitë mos e sjelli në pushtet,
ndaj po e themi sot-si dhe më parë,
nga këta Rama rron dhe njëmijë vjet!
Mendoni Lulin-Mulin dhe Palokjen,
mendoni Vokshin dhe Saliun që ende s’kanë dalë nga shpellat,
jo që s’të shkon mëndja t’i votosh,
po vetëvetiu të shkrepen të vjellat!.
Mendoni Salianjin dhe Balliun e Dytë,
kromashin Alibeaj e të tjerë,
të tillë kërma rrallë të shohin sytë,
dhe vështirë t’i shikosh tjetër herë!.
Me dhjetëra mesazhe që më vijnë përditë,
çfarë s’më shkruajnë për këta rezila,
sa nëse ju do t’i lexonit,
vargjet e mia të sotme do t’u duken si tufa me trëndafila!
Do bëjë protesta Shtëpia Qendrore,
partia që mizerjen dhe vdekjen ka mbjellë,
dhe urrejtja e madhe popullore,
tamam si një qefin e ka mbështjellë!.
Për një muaj disa mijëra mund t’i mbledhësh,
por s’do ketë objektiv të arritshëm,
me Saliun vallen e vdekjes mund të hedhësh,
se është i zi dhe krejt i neveritshëm!.
Propaganda e “Rilindjes” është për tokë,
e kemi shkruar ndofta dhjetëra herë,
pse s’i thotë Lulashit dhjetë herë në ditë,
mashtrues-vrasës dhe hajdut ordiner?!
Ne po na thonë se po shkojmë djathtas,
dhe pse kuptimin nuk ja dinë të tërë,
po sa kemi bërë ne të vetëm kundër Partisë Demokratikë,
s’ka bërë Socialistja e tërë!
Si ish mik i them Edi Ramës,
boll me Bashkim Ulajt u more,
kthe sytë nga populli që të ngriti,
e ti dot në dritë nuk e nxore!
Kthe sytë nga fukarenjtë që ende të duan,
hiq dorë sa më shpejt nga kjo palo lodër,
që nesër njerëzit mos votojnë,
Edi Ramën si të keqen më të vogël!
A.DUKA