Megjithatë, bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto e video me burrin e saj, duke treguar se mezi po e pret lirimin e reperit.
Por postimet e shpeshta të Stresit kanë ngjallur reagimin negativ të disa personave, ku një ndjekës i ka shkruar asaj se përse bën sikur kë ka zënë të dashur.
“Pse hedh vetëm Stresin në story sikur kush e di kë ke zënë të dashur”, i shkruan një fans, por Kejsi nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer një përgjigje epike.
“Po ja sepse ka njerëz si ti që akoma mendojnë që e kam të dashur kur unë e kam bashkëshortë… ahahha jo unë e nxjerr sepse kam mall për të pikë së pari dhe se shumë fansa të tij gjithashtu kanë qejf ta shohin. Nëse ty të duket sikur kush e di kush është për mua është gjysma ime”, ka përfunduar Kejsi.