Digjen të gjallë katër persona, merr flakë ndertesa e Vipave

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë historike në qendër të Moskës në Rusi.

Mësohet se flakët e zjarrit kanë djegur një sipërfaqe prej dy mijë metrash katrorë.

Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi raporton se një banesë me katër dhoma në këtë ndërtesë kushton rreth 1.4 milion dollarë.

42 persona janë shpëtuar nga flakët e zjarrit, por katër të tjerë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë, duke u djegur të gjallë.

Gjithashtu mësohet se në këtë banesë jetojnë disa prej personave më të njohur në Rusi, kurse shkaqet se pse ka rënë zjarr mbeten ende mister.
(shqiperiaime)

Loading...