Tetë raste janë regjistruar me virusin AH1N1 në qytetin e Vlorës. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë konfirmon se mes tyre është dhe një fëmijë. “Nga fillimi i janarit deri më sot, nga 25 raste të trajtuara në reaminacion me infeksione respiratore me një gjendje mesatarisht të rëndë janë konstatuar rreth 8 raste të virusit të gripit AH1N1 ose ndryshe i njohur si gripi i derrit. Nga këta 7 kanë qenë të rritur dhe një fëmijë. Sikundër është thënë edhe nga informacionet nga institucionet qendrore dhe nga mostrat që ne kemi marrë nga pacientët e Vlorës, është identifikuar virusi i gripit të derrit”, – tha Agron Bashllari, shefi i Epidemiologjisë në Vlorë.
Shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e Shëndetit në Vlorë Agron Bashllari thotë se situata nuk është alarmante. “Niveli i sëmudshmërisë është në nivel sezonal. Nuk mund të themi që kemi një sëmundshmëri tejet të rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, -tha ndër të tjera ai.
“Ka ngelur emri i virusit të gripit për shkak se mutacioni është zhvilluar në organizimin e derrit, por është virus human”, tha më tej Bashllari./atsh