Eshte finalizuar me sukses ne Vlorë operacioni antidrogë “Fast Service”Ne perfundim te operacionit eshte kapur dhe arrestuar në flagrancë nje i ri me kokainë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.
Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P.L. 26 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.
Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”
– 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ
– 1 (një) aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.