Faktor kryesor i kancerit të mushkërive,duhanpirja

Rreth 80% e rasteve të diagnostikuara me kancer të mushkërive kanë si faktor kryesor duhanpirjen.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë ishin sot pranë të moshuarve për të rritur ndërgjegjësimin mbi eleminimin e faktorëve të rrezikut për kancer të mushkërive si dhe për të sensibilizuar çdo qytetar mbi rëndësinë e konsultës me mjekun e familjes nëse vëren ndonjë nga simptomat e mundshme.

Por, cilat janë disa nga simptomat alarmuese?
-Kollë që përkeqësohet me kalimin e kohës
-Kollë me gëlbazë,gjak prezent
-Dhimbje të vazhdueshme kraharori
-Vështirësi në frymëmarrje,humbje zëri
-Dhimbje koke,dhimbje kockash
-Lodhje më tepër se zakonisht
-Humbje në peshë apo humbje oreksi
-Infeksione të përsëritura pneumoni,bronkit

“Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme,por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët,familjet dhe komunitetet”, thuhet në apelin e drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë. /atsh

Loading...