Një varietet i rrallë i drurit frutian po bën bujë në Indonezi pasi po shitet për 1.000$ për kokërr.
Varieteti i ashtuquajtur “J-Queen” shitet në një qendër tregëtare në Tasikmalaya, Ëest Java, futur në kuti të tejdukshme mbi satin të kuq, dekoruar me lule false.
Etiketa e çmimit shkruan 14m rupiah, ose rreth 1.000$. Rroga mesatare në Indonezi kap vlerën e 3.94m rupiah, pra ky frut shitet me shumë se tre rroga mestare atje.
Pas frutit të rrallë fshihet 32-vjeçari indonezian Aka, i cili është diplomuar në psikologji.
Ai thotë se ky varietet u krijua duke përzierë dy sythe superiore të frutit durian nga rajone të ndryshme të Indonezisë.
Pema “J-Queen”, thotë ai, pjek frutin e vet një herë në tre vite dhe thuhet se ka shijen e kikirikëve dhe gjalpit.
Në dallim nga durianët tipikë, të cilët kanë formë të stërzgjatur, frutat e pemës “J-Queen” janë rrumbullakë dhe të verdhë të artë.
Shpeshherë, aroma e këtij fruti është përshkruar si qepë të kalbura dhe kanalizime ujërash të zeza.