Si të përgatisim krepa në shtëpi.

Përbërësit për krepa të ëmbël:

250 gramë miell,
1/2 litër qumësht,
40 gramë gjalpë,
3 vezë,
60 gramë sheqer,
pak vanilje,
pak kripë,
kanellë

Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë shtojme pak vanilje dhe kanell. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrriza.

Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën. Shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, (duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). Përziejme mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.

Ndërkohë nxehim tiganin ku do të përgatiten krepat. Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij, një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri e ka një formë T.

E lëmë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur. Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. Krep të ëmbël si në rastin me Nutella, çokollatë apo dhe të kripur me proshutë, djathë etj.

Loading...