“Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar Seferi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen korrespodenti i TCH, i akredtuar në Beograd.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”, tregoi ai.
Loading...