Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon. Emerimi i tij erdhi ne 3 shtator të këtij viti, kur ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ish zv.ministër i Brendshëm. Kujtojme se me pas Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Nderkohe Çipa n zgjedhjet e vitit 1997 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, duke vazhduar edhe per 2 legjislatura.
Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.
Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
(Shqiperiaime)