Shkarkime dhe furtunë arre*stimesh zyrtarësh raportohen këtë mëngjes.
Kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e Bur*gjeve Stefan Çipa, ndërsa një njoftim nga Prokuroria e Tiranës bën me dije se janë vënë në pranga 4 funksionarë dhe ish funksionarë të ministrisë së Drejtësisë
Mes të arre*stuarve është edhe ish Sekretarja e Përgjithshme Juliana Hoxha. Sipas prokurorisë lëshimet e urdhër-arr*esteve kanë ardhur për shkak se këta të fundit akuzohen për abu*zime me tenderat, ndërsa shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.
Duket se kjo akuzë çoi edhe në shkarkimin e drejtorit të Burgjeve Stefan Çipa dhe zëvendësimin e tij me drejtorin aktual të AKU-së, Agim Ismaili.
Por kush është ish zyrtarja e arrestuar Juliana Hoxha:
Në qershor të vitit 2017 Juliana Hoxha e cila ,mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në ministrinë e Drejtëisë u pezullua nga detyra. Vendimi për pezullimin e saj u mor nga ministri teknik, i PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit e argumentoi vendimin e tij asokohe se Hoxha ishte pjesë e listave të kandidatëve te Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 qershorit.
Bardhi sqaroi në atë kohë se në datën 28 prill 2017, Juliana Hoxha i ka kërkuar Departamentit te Administratës Publike, pezullimin e statusit te nëpunësit civil. Por me 6 qershor, Departamenti i Administratës Publike bëri të ditur se shkresa e zonjës Hoxha nuk kishte mbërritur asnjëherë ne ketë institucion.
Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë se Drejtësisë kishte njoftuar dorëheqjen nga lista e kandidateve për deputet, kërkese që nuk ishte miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se kishin kaluar afatet, çka e bëri që ministri teknik ta pezullonte nga detyra.
(Shqiperiaime)