Vri.ten dy gazetarë, Sul.mohet redaksia e radios

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Afganistan në redaksinë e radios “Hamsada”, ku një person i arm.atosur ka hyrë në zyrat e kësaj radioje duke hapur zjarr.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, thuhet se nga ky su.lm kanë humbur jetën dy persona, përkatësisht një prezantues dhe reporteri, që të dy rreth të 20-ave.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj gjarje të rëndë, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy vikt.imat kanë gjetur vde.kjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është vra.sja e dytë që ndodh në këtë shtet, pasi një muaj më parë talebanët rrëm.byen gazetarin Javid Noori, e më pas e vra.në atë./Boldnews

Loading...