Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj – “Do shërbejmë NON-STOP për të përballuar situatën e gripit”.

Sherbim nonstop per te perballuar situaten e gripit.

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj zhvilloi një takim pune me drejtues të drejtorisë së Shëndetit Publik Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe drejtoreshës së Spitalit Tepelenë në lidhje me situatën epidemiologjike të krijuar ditët e fundit në qarkun e Gjirokastrës.

Këtë sezon po qarkullon gripi stinor dhe gripi i derrit nga i cili është prekur edhe vendi ynë. Në qarkun e Gjirokastrës numri i rasteve njeh një trend rritjeje dhe jemi para një situate epidemiologjike të qetë, për këtë sëmundje.

Në të gjithë qarkun proçesi vazhdon të menaxhohet prej mjekut të familjes në të gjitha qendrat shëndetësore. Personat të cilët duhet të kryejnë vaksinimin përcaktohen prej mjekut të familjes sipas gjendjes shëndetësore, pranisë së sëmundjeve kronike dhe moshës. Kujdesi është i përqëndruar tek target grupet e riskut si fëmijët 0-5 vjeç, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe moshat e treta mbi 70 vjeç.

Është i rëndësishëm informimi publik shëndetësor i popullatës, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi në lidhje me risqet dhe rreziqet e gripin stinor për shëndetin si dhe rekomandimet e dhëna për masat mbrojtëse dhe parandaluese si:

– Bashkëpunimi me mjekun e familjes.
– Rekomandimi për aplikimin e vaksinës antigrip për target grupet e riskut.
– Qëndrimi në shtat për 3-4 ditë në shtëpi e të sëmurit me grip.
– Marrja e antipiretikëve dhe lëngjeve kur ka temperaturë të lartë.
– Kujdesi specifik për pacientët kronikë dhe fëmijëve, evitimi i ambienteve të mbipulluara.
– Marrja e një mjekimi të specializuar apo shtrimi në spital në rastet e komplikuara.
– Në të gjitha qendrat shëndetësore në qark, personelit duhet të punojë me maskë dhe doreza si masë parandaluese për përhapjen e gripit tek personeli shëndetësor dhe pacientët e tjerë.

Loading...