Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”, ishte e ftuar së fundmi në studion e “Tempora” në Ora News, ku ka folur më shumë për eksperiencën dhe pritshmëritë e saj në Eurovision.
Gjatë intervistës në studio, gazetarja Sonila Meço i ka punuar një rreng Jonidës, duke aktruar sikur i duhej të bënte një lidhje direkte me gazetaren e cila në fakt ishte motra e Jonidës, Xhilda.
Jonida: Po po, pa problem.
Sonila: Më njoftojnë ka ndodhur një ngjarje. Me kë jemi në lidhje? Nertila më dëgjon? Se dhe unë kam shumë pak informacion. Nertila mirëmbrëma! Ku ndodhesh aktualisht?
Xhilda: Mirëmbrëma! O Sonila po kam gjysmë ore që dua të flas me ty dhe ti rri merresh me tra-la-la aty.
Jonida: Çfarë? Se unë s’dëgjoj dot.
Sonila: Edhe njëherë të lutem, se nuk e kuptova batutën. Çfarë jam duke bërë unë?
Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty Sonila, ndërsa ti merreh me tra-la-la.
Sonila: Më fal, kujt po i referoheni në këtë rast?
Jonida: Kjo do jetë ndonjë gjë…
Sonila: Më thuaj ku je vendosur. Ku je? Çfarë ka ndodhur?
Xhilda: Ka ndodhur kjo ngjarje. Kam 30 minuta që lidhem me ty ndërsa ti merresh nuk e di me çfarë merresh.
Sonila: Po më thuaj ku je? Ja po merrem me ty tani. Po më thuaj kush je?
Xhilda: Si kush jam?
Sonila: Nuk po të kuptoj, je Nertila? Se Nertila nuk flet me këtë gjuhë. Unë e kam departamentin e informacionit, komunikojmë përditë.
Xhilda: Më fal Sonila, me kë je aty?
Sonila: Aktualisht, Jonida Maliqin.
Xhilda: Me Jonida Maliqin?
Jonida: Çfarë më ke bërë? Më ke bërë një rreng?
Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty ndërsa ti merresh me Jonida Maliqin? Me Jonida Maliqin merresh aty domethënë, me Eurovisionin e Jonida Maliqit.
Jonida: O zemra ime Xhildaaa. Xhilda sa herë më bën surpriza të tilla më bën për të qarë.”- ka thënë Jonida mes lotësh, teksa dëgjonte zërin e të motrës në telefon.