Aksident – Automjeti del nga rruga, drejtuesi rëndë

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë dhe i plagosuri është me shtetasi me inicialet Y.G nga Peqini.

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidenti, por policia vijon hetimet.

Njoftimi nga policia:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Balkanweb

Loading...