Elisa Spiropali: Më erdhi gjyshi i 13 vjeçares

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka postuar një video në rrjetin e saj social të ‘Facebook’, lidhur me çështjen e përdhunimit të vajzës së mitur në Kavajë.

Përmes saj ajo u bën thirrje të gjithëve që po e keqpërdorin ngjarjen famëkeqe të 13 vjeçares, që të ndalojnë pasi po shkatërrojnë çdo rrugë që vajza të rikthehet drejt jetës së saj normale.

Këto fjalë sipas Spiropalit ia ka thënë me zë të dridhur dhe i trondit gjyshi i vajzës, i cili i ka shkuar në zyrë Ministres.

Më tej shton sesi gjyshi i 13 vjeçares i ka treguar që vajza po tretet pasi nuk po arrin dot të dalë nga pragu i shtëpisë, e kjo për faktin e zërave rreth ngjarjes së rëndë.

Po ashtu familja e cila kërkon vetëm diçka, drejtësi.

E ndër të tjera Ministrja Spiropali u bën thirrje që të ruhet më tej privatësia e vajzës, pasi kjo është e garantuar dhe mbrohet me ligj./Shqipëriaime

https://www.facebook.com/espiropali/videos/2223951084493464/?t=0

Loading...