“Gjyshja ime” – Poezi nga Anila Toto

Gjyshja ime u kthye në një ëngjëll
Para disa vitesh kur agonte dita,
Që atëherë e ndiej se çdo ëndërr
Nis nga ferri e ndriçon nga drita.

Që atëherë kohët vijnê të mbrapshta
E është vênë në dyshime drejtësia,
Por kurrë nga shpirti i nënës Bardha
Nuk shteroi bekimi, forca e dashuria …

Në çdo udhë të këtij qyteti të heshtur
Ku u lindëm e jetuam fëmijërinë e jetën
Nga hapat e saj pak urtësi ka mbetur
Edhe amaneti për mos humbur zemrën.

A.Toto

Loading...