Kryeministrja e Serbisë dhe partnerja e saj në pritje të fëmijës së parë

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë është përfolur dhe vazhdon të përflitet shumë për orientimin e saj seksual.

Mediat serbe i kanë kushtuar sërish vëmendje 43-vjeçares dhe shkruajnë se ajo dhe partnerja e saj, mjekja disa vite më e re në moshë, Milica Djuriç presin një fëmijë.

Sipas gazetës beogradase “Gloria”, shtatzania është bërë me anë të fekondimit artificial në Qendrrën për Radiologji dhe Rezonancë magnetike, aty ku është e punësuar Milica.

Pavarësisht se flitet për këtë lajm, vetë kryeministrja serbe Brnabiç nuk ka dashur të komentojë për këtë, duke vijuar ta mbajë larg politikës e mendias jetën e saj private

(BalkanWeb)

Loading...