57-vjeçari Teodor Lera ka mb.ytur gruan e tij Eva Lera, 45-vjeç dhe më pas ka pr.erë damarët me th.ikë.
45-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kryefamiljari u transportua për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në sallën e reanimacionit.
Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, vajza e madhe e tyre jeton në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza e vogël është me studime në Tiranë.
Sipas atyre që deklaruan fqinjët, ata ziheshin shpesh me njëri tjetrin për shkak se ai ishte papunë, ndërsa e shoqja punonte.
Fqinjët kanë deklaruar se 45-vjeçarja qëndronte me bashkëshortin për hir të fëmijëve, megjithëse ai e kishte dhu.nuar edhe herë të tjera dhe ishte dën.uar më parë. Madje disa muaj më parë e ka pla.gosur edhe në kokë.
Për më tepër ata kanë shtuar se ajo nuk dilte, pasi 57-vjeçari ishte tejet xheloz.