Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Në Napoli ta mbushin serbatorin edhe me… ajër!

Dy pika karburanti janë sekuestruar nga policia italiane në Napoli, pasi gjatë mbushjes së makinave me karburant përdoreshin mashtrime kompjuterike.

Në rastin e parë, pika e karburantit, me anë të një telekomande bllokonte kalimin e benzinës duke lejuar shifrat e vlerës në kompjuter të lëviznin, ndërsa në rastin e dytë pompa bllokonte benzinën duke kaluar ajër dhe duke bërë që klientë të paguanin ajër në vend të benzinës.

Napoli është i njohur në të gjithë botën për mënyrat e ndryshme të të mashtruarit./atsh/

Loading...