Kapet në Vlorë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, ja kush është…

Ky është 57-vjeçari K. Piluri i shumëkërkuari nga drejtësia italiane që u arrestua një ditë më parë nga forcat Policore në Vlorë. K. Piluri nga fshati Nivicë e Tepelenës është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi u arrestua në qershor të 2017 për trafik droge, por për mungesë provash u la i lirë. Në një kohë kur drejtësia shqiptare e pati të pamundur të faktojë akuzat e trafikut të drogës, këtë gjë e bëri Gjykata e Apelit në Katania, e cila e dënoi atë me 10 vite burg.

Sipas autoriteteve italiane 57-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Policia dyshon se Kasëm Piluri është një prej pjesëtarëve të një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Sicili të Italisë.

Por si u zbulua grupi që trafikonte droge nga Shqipëria drejt Sicilisë?
Si rezultat i një operacioni nga Guardia di Finanza dhe policisë shqiptare në 2017 u zbulua grupi i cili po tentonte të trafikonte 600 kg kanabis me skaf nga Laguna e Vilunit drejt Italisë.
Në këtë kohë policia arrestoi Kasëm Pilurin bashkë me tre persona të tjerë (Altin Rramolli, Andi Mita, dhe Andrea Renato Çaushi), të akuzuar për përfshirje në një grup që trafikonte droge, për llogari të një klani të grupit mafioz italian.

Lënda narkotike sigurohej nga zonat e Tepelenës dhe Vlorës dhe më pas dërgohej në veri të vendit për llogari të një grupi në Shkodër, që drejtohej nga biznesmeni Shkodra Bardhok Planaj, i arrestuar në dhjetor të vitit të 2018. Hetimet në Shqipëri nisën në bashkëpunim me autoritet italiane, por në fund Kasëm Piluri u lirua në mungesë të provave. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi vetëm 7 persona si të përfshirë në tentativën për trafikimin e 600 kg kanabis.

(BalkanWeb)

Loading...