Të gjithë duhet ta lexojnë: “Besoji Zotit me gjithë qenien tënde”

“Besoji Zotit janë dy fjalët që ndoshta do i dëgjosh shpesh në jetën tënde, por që me kalimin e kohës do ta kuptosh se sa e vështirë është t’i bindesh atyre fjalëve.

As unë nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ty.

Ti mund ta humbasësh gjithçka që ke nga një zjarr që mund të bjerë në shtëpinë tënde. Ti mund të humbasësh bashkëshortin ose bashkëshorten tënde nga një sëmundje e kapur ndoshta edhe në kohë, por e pashërueshme.

Mund të humbasësh ëndrrat dhe shpresat e tua për shkaqe nga më të ndryshme. Ajo që i përmbledh të gjitha këto, është se gjithë humbjet janë të dhimbshme.

Ndoshta edhe ty të kanë ndodhur humbje të mëdha në jetë, humbje nga të cilat mendoje se nuk do të mund të ecje dot më përpara në jetë. E ke pyetur Zotin se pse të ka vendosur në prova aq të mëdha dhe mbrapsht me siguri nuk ke marrë asnjë përgjigje. Ama duhet të dish se Zoti nuk e lejon diçka, nëse në përfundim të saj nuk do të vinte diçka tjetër më e mirë për ty. Ai me një dorë të merr dhe me tjetrën të jep. Ti mund të mos e kuptosh këtë gjë që në fillim, ama do të vijë një ditë kur ta kuptosh arsyen e vërtetë se pse gjërat kanë shkuar në atë mënyrë.

Besoje Zotin me gjithë zemrën tënde, me gjithë qenien tënde, sepse Ai nuk bën gabime. Nëse ti beson plotësisht, do ta shohësh se si Zoti do ta bëjë të drejtë rrugën e jetës tënde.

Nuk është e thënë që përherë të marrësh përgjigje, apo të kalosh vetëm ditë të bukura për të kuptuar se Ai po punon për të mirën tënde.

Disa herë përgjigjet do t’i marrësh me vonesë dhe herë të tjera Ai do të të sfidojë fuqishëm, por përherë me një arsye.

Është pikërisht besimi i palëkundur që ti do të shfaqësh në momentet e tua të vështira, ai që do ta bëjë Zotin të punojë akoma më tepër për të mirën tënde. Zoti është i drejtë dhe i mëshirshëm.

Ai kurrsesi nuk na jep sfida që ne nuk i pëballojmë dhe çdo gjë e bën për të na bërë më të fortë në jetën tonë, në mënyrë që njerëzit e tjerë (jo gjithmonë shpirtmirë) të mos na lëndojnë.

Ki besim. Mos mendo se Ai nuk ekziston, thjesht se nuk ka bërë mjaftueshëm mirë për ty. E mira është subjektive dhe të mirën Ai ta ka dhënë edhe duke të bërë më të fortë në momentet e tua të vështira.

Ajo që ka rëndësi, është të vazhdosh të besosh se Ai ka për të qenë pranë teje, edhe nëse të gjithë do të largohen prej teje”.

Loading...