Brokoli në tavë

Përbërësit

– 800 gr brokoli
– 6 sardele
– 1 qepe
– 50 gr thërrime buke
– 1 tufe majdanoz
– spec djegës pluhur
– kripe

Përgatitja

Ndani brokolin ne lule, lajini dhe vërini për zier ne një ene me ujë te kripur për rreth 10 minuta. Ndërkohë, qëroni qepen dhe priteni ne feta te holla.

Ngrohni 2 luge vaj ne një ene dhe vendosni 2 fileto sardele me pas shtoni qepen.

Skuqini derisa te bëhen te buta, me pas shtoni majdanozin e grire dhe sardelet qe ju kane mbetur dhe vazhdoni gatimin dhe për 1 minute me pas hiqini nga zjarri.

Shtoni thërrimet e bukës dhe lërini derisa te thithin vajin e ullirit. Me pas rregulloni me kripe dhe shtoni specin djegës.

Kulloni lulet e brokolit dhe vendosini ne një tave te lyer me vaj, shpërndani përbërjen me sardele qe përgatitët dhe futeni tavën ne furre te nxehte me 200″C për 10 minuta.

Loading...