Ajo shpjegoi këto rrethime, ndërsa tha se Basha ia ka fikur aparatin e oksigjenit Ramës, i cili sipas saj është si i sëmuri në koma.
“Emocionin që unë kam ndjerë ose reagimin kur zoti basha ka qenë në Durrës, sepse ne e dimë që është nga qytetetet më indiferente…
Basha iu tha sa shumë qenkeni, paskeni dalë jashtë ata i thonë që kemi kohë që të presim. Pra njerëzit kanë kohë që e presin Lul Bashën. Për hir të së vërtetës, këto dhjetë ditë kemi parë një Bashë tjetër. Koha e fjalëve ka mbaruar sepse opozita i ka ezauruar të gjitha etapat, ka ezauruar parlamentin, ka rezauruar argumentimin politik, ka ezuruar amendamentet, ka ezauruar propozimet e ligjeve dhe çdo gjë. Rrethimi i Ramës ka disa mënyra.
Rrethimi i Edi Ramës vjen me izolimin ndërkombëtar. A ishin ndërkombëtarët që e futën opozitën në parlament. Ti pa filluar protestën kishe ambasadat, qytetarë europianë, qytetarë ashtu që qytetarët të mos shkonin në protestë. Sa nisje bëje një protestë, e kishe krah për krah me kryeministrat, paguanin miliona për lobime nga buxheti i shtetit.
Rama është izoluar. Vajtja në Gjermani dhe mostakimi me Merkel. Anulimi i vizitës në Amerikë. Jo mëngjesin e lutjeve. E kishte për të shkruar më 27 janar. Do shkonte me Vuçiç etj.
Rrethimi i popullit shqiptar më datë 16, Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Edi Rama është pa oksigjen. Është si ai i sëmuri në gjendje kome që jeton me korrent, me aparat. Për hir të së vërtetës Lul Basha ia ka fikur aparatin Ramës”, deklaroi Kryemadhi.
(BalkanWeb)