Gjenerali në pension, Juan Emilio Cheyre u dënua në nëntor me tre vite burg dhe u la në arrest shtëpie për vdekjen e 15 personave në procesin e ‘’Karavanit të vdekjes’’, një komando ushtarak e dërguar nga Augusto Pinoçet për të eliminuar kundërshtarët e tij.
Akuzat për torturë u ngritën gjatë këtij procesi gjyqësor. Ish të burgosur dëshmuan se ishin torturuar në 1973 nga Juan Emilio Cheyre në kohën që ai mbante postin e togerit në një regjiment në La Serena, rreth 480 kilometra në veri të Santiagos.
(Balkanweb)
Loading...