Babai dhe gjyshi i vajzës së përdhu.nuar apel medias dhe politikës

Babai dhe gjyshi i vajzës së përdhu.nuar apel medias dhe politikës: Mos nga plagosni më, na lejoni që ta…

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka vizituar sot familjen e vajzës së mitur në Kavajë që ra pre e përdhunimit.

Gjatë takimit me familjarët, babai dhe gjyshi i të miturës, i kanë bërë apel medias dhe politikës që të mos merren me rastin e vajzës

Babai i vajzës shprehet i indinjuar me trajtimin e rastit nga mediat dhe shprehet “nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem”

PJESË NGA DEKLARATAT

Babai i të miturës: Nëse më lejoni dua tu bëj dhe një thirrje mediave, nëse jam plag.osur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Me lejoni që ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesin deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin, mos e paçi këtë rriskë, kjo që më ndodhi mua qoftë e para dhe e fundit.

Gjyshi: Dhe unë gjithashtu duke dëgjuar në media çdo lloj komunikimi, do të thotë se kanë rënd edhe politikë dhe media në një lloj niveli, jo të një të miture, por unë e quaj foshnje dhe nuk ke kuptoj pse po e vazhdojnë tragjedinë e mbesës sime. Prandaj i bëj thirrje të gjitha mediave, i bëj thirrje të gjithë politikës të mos merren me një foshnje, por të shikojnë që i kanë sipas përkatësisë së tyre.

Loading...