SOFT NEWS – Kur ndryshohet emri dhe gjinia, pse jo… mosha?

AMSTERDAM-Një pensionist 70-vjeçar holandez dëshiron të ndryshojë datën e lindjes në zyrën e gjendjes civile duke pretenduar ta ulë moshën me 20 vite, nga 11 mars 1949 në 11 mars 1969, me arsyen se ndihet i diskriminuar për moshën e tij, që ndikon në mundësitë e punësimit dhe suksesit nëpër takime në aplikacionin Tinder.

Një gjykatë në qytetin e Arnhem, në juglindje të Amsterdamit, duhet të vendosë për rastin brenda katër javëve.

”Mund të ndryshohet emri, mund të ndryshohet gjinia, pse jo edhe mosha?”, pyet Emile Ratelband në gazetën holandeze ”De Telegraaf”.

“Duke qenë 69 vjeç, jam i kufizuar, nëse jam 49, atëhere do të jem në gjendje të blej një shtëpi të re, të ngas një makina të ndryshme, të punoj më shumë. Kur jam në Tinder dhe them se jam 69 vjeç, personat përballë nuk më përgjigjen, ndërsa nëse do them 49, me fytyrën që kam, do të jem në një pozicion luksoz’’, thekson ai.

ATSH

Loading...