Identifikohet autori i vrasjes së 30-vjeçarit, ja kush është…

Policia e Pukës ka identifikuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit P. Biba në Pukë. Ai është shtetasi Enderis Dodaj rreth 25 vjeç.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për “BalkanWeb” se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25 vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Policia po punon pë kapejn e tij dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Loading...