“Ne flemë një krevat të madh, rreth 20 centimetër më të madh se ata normal. Ben qëndron më mes. Nuk ka xhelozi në marrëdhënien tonë. Nëse Ben puth Annën, do të më puthë edhe mua”, tha Lucy.
“Ben na pranon kështu si jemi dhe nuk e ka problem që ne veshim të njëjtat rroba dhe që duam të jemi bashkë. Nuk ka rëndësi. Ben shijon dashuri të dyfishtë dhe ka vëmendje të dyfishtë”, shtoi motra tjetër.
Këto deklarata ato i bënë në emisionin komik “Hughesy, Ëe Have a Problem” në Australi. Binjaket duan të martohen me këtë burrë, por i pengon ligji australian që nuk lejon poligaminë. Ato madje duan të mbeten shtatzënë njëkohësisht
(Shqiperiaime)
Loading...