U mori jetën 4 policëve, prokuroria merr vendimin e fundit për Dajtin – Vetëm 25 vite dënim

Prokuroria thotë se do të bëjë rekurs vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e cila i hoqi dënimin me burg për jetë për Dritan Dajtin pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, e dënoi me 25 vite burg.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do presin zbardhjen e vendimit për të dorëzuar rekursin.
Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009.

Por më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpëtoi nga “burgimi i përjetshëm”

Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës

Loading...