Prokurori belg jep alarmin: Bandat shqiptare rrënuan …

Aktiviteti gjithmonë në rritje i bandave shqiptare ne Belgjike e veçanërisht në Brugge është bërë shqetësim i madh për autoritetet.

Mediat vendase publikojnë alarmin e dhënë nga prokurori teksa trajtonte çështjen e një shqiptari që doli para gjykatës, i arrestuar për trafik kokaine.
Behet fjale për 30-vjeçarin shqiptar, Endri K. i cili tashmë po përballet me drejtësinë. “Endri K. nuk jetonte në vendin tonë një vit më parë, përpara se të përfshihej në trafikun e drogës. Disa banda i propozuan që të shiste drogë dhe pas kësaj ai u përfshi në këtë biznes”- ka thënë avokati i tij.

Kurse prokurori deklaroi se shqiptari ishte punësuar nga dikush që i thërrisnin “Mohamed nga Molenbeek”, por nuk ka ende detaje se cili mund te jete ky person. Sipas hetimeve, Endri K. tani rrezikon një dënim prej 2.6 vite burgim dhe gjobë 60 mijë euro.

Prokurori i çështjes denoncoi gjithashtu faktin së Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës. “Ne kishim mbledhur informacione për një bandë shqiptare që shiste drogë kur morëm informata për të arrestuarin. Tregtia e kokainës duket se është shumë fitimprurëse për ta”, tha prokurori, raporton gazeta “Shqip”.

Loading...