“Hajduti” i poezive bën namin, vjedh mbi 32 poezi të poetit Petro Sota. Labëria News zbulon profilin në facebook, ka dhe poetë të tjerë që u janë vjedh krijimet .

Një profil në facebook prej kohësh poston poezi të poetëve të ndryshëm duke i paraqitur si krijime te tij. Ky fakt është zbardhur nga poeti Petro Sota te cilit ky profil ne facebook i ka “vjedhur” sipas tij plot 32 poezi. 

Nga kërkimet e bëra , Laberianews ka evidentuar profilin në facebook i cili publikon poezitë e poeteve te ndryshëm duke i paraqitur si krijime te veta. Ju mund ta gjeni ne facebook duke klikuar këtu mbi emrin e tij : Fejzi Shabani

Ja statusi i poetit Petro Sota ne profilin e tij ne facebook :

NJË LAJM SHQETËSUES PËR TË GJITHË MIQTË;

Hyni në profilin e një të quajtur FEJZI SHABANI se mund të gjeni poezitë tuaja të vjedhura dhe të postuara si krijime të tij,
Me keqardhje ju njoftoj se aty gjeta 32 poezitë e mija të postuara me emrin e tij këto poezi;
1- Më se bënte nëna,
2- Gjumin kush ma prishi,
3- Dil se më plase,
4- Për ato flokët e tu,
5- Tek burimi,
6- Pse më gënjen,
7- Moj e bukura e dheut,
8- Puthë pra,
9- Dot s’të thashë të dua,
10- Njëherë të vjen ky fat në jetë,
11- Do t’a them atë fjalë,
13- Gjithë jetën do të prisja,
14- Eklips hënor,
15- Ishte vjeshta apo mikja,
16- Një puthje në buzë,
17- Mësuesja e fshatit,
18- Ah, kjo vjeshta,
19- Moj nazelije,
20- ( cikël poezish ) Vjeshtës,
21- Pse më fshihesh,
22- Fqinjësisë,
23- Vargje për atë,
24 – Për dikë tjetër,
25- Ndoshta etjen do t’a shuarja,
26- Të pashë,
27- Të vija buzën,
28- Si Romeo moj Xhuljetë,
29- Nëna nuk më lë,
30- I pashë një pikë lot,
31- Mos je dashuria,
32- Unë dhe ti,
33- Lagur qerpiku.

Të gjitha këto poezi , pothuajse një libër, të nderuar miqtë e mi do ti gjeni në profilin e tij si poezi të krijuar prej tij, është tragjike, është një turp për këtë njeri që bënë veprime të tilla, që duhet denoncuar, prej të gjithëve,
Më vjen keq që mund të ndërpres mos të postoj më poezi në profilin tim,
Shikoni miqtë se mund të gjeni edhe poezi të tuaja aty,
Me respekt PETRO SOTA..

@Laberianews

Loading...