Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.
Ndaj tij eshte ngritur akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë dhe kështu shqiptari do të përballet me drejtësinë.
Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.
Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.
Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham.
Policia arriti të asgjësonte 360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.
Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar.
Mediat angleze e quajnë shqiptarin si “skllav” të Britanisë së Madhe.