Dhemblani – Fshati i harruar i Tepelenës

Dhemblani ngrihet rreth 27 kilometra nga qyteti i Tepelenës, diku pas një rruge shtruar vetëm në 9 kilometrat e para, më tej në 18 kilometrat e tjera rrugëtimi drejt fshatit bëhet i vështirë.

Vemendjen e gjere e mori ne vitin 2006 kur ndodhi nje shperthim i papritur ne depot e ushtrise qe shkaktoi te vdekur e te plagosur .

E megjithate pas perfundimit te vorbulles mediatike Dhemblani u rikthye ne qetesine e ti, nje qetesi e perzhitur me harrese e mungese vemendje qe i ka shkaktuar jo pak probleme banoreve te ketij fshat,i qe meriton kaq shume, por qe ka marre kaq pafundesisht pak.

Dikur fshati ka patur mese 400 shtepi ndersa sot eshte rrudhur ndjeshem, aq sa duket hera heres sikur ka humbur mes kujtimeve mjegulluese.

Ne Dhemblan, sic thone banoret, nuk di nga t’ia fillosh. Ka aq shume probleme sa ato duket sikur po i marrin frymen nje fshati te tere.

“Ca t’i marr une tani kesaj rruge? Nga rruga vij une, ca te bej te rruga? Ca t’i bej? Erdhe me mua nga Tepelena. Shikoje rrugen se si e ke tere pellgje. Ca t’i mirembaj?

Te behem asfalt apo te behem beton? Punoj une atje hajt shendet thote ai ik se s’ke rroge se s’të kam gjetur ne pune”, thotë Gramoz Deda, banor i fshatit.

Shumica derrmuese mbahen me blegtori, por edhe aty situata nuk eshte me e mire, perkundrazi.

Baxhot e ngritura ne fshat e qe grumbullojne produktin tek banoret gjendet jo pak ne veshtiresi per shkak te mungeses se tregut, konkurences se paligjshme dhe luhatjeve qe i kane dhene ne treg nje cmim me te madh nje shisheje pije freskuese se sa nje me qumesht.

“Kostoja e djathit qe do shitej dilte tek 5800 lekeshi ne po e japim djathin edhe 5000 mije leke dhe nuk po e tregtojme dot. Nuk e di jemi futur ne pune per kete vit, por e kemi shume te veshtire. Ka veshtiresi te madhe tregu”, thotë Naim Zhegaj.

Naimit ne kete situate i kane mbetur stok, sic thote, mese 40 fuci te medha me djath, e jo vetem atij sepse gjithcka eshte e njejte edhe tek baxhoja tjeter.

“Tregu? Kemi hasur probleme ka dy vjet me tregun sepse konkurrenca e pandershme. Kush punon me ndergjegjje nuk ecen perpara , ai qe s’punon ecen perpara”, deklaron Feim Sinaj.

“Kjo ndodh se kur nafta shkoi me 2 mije leke nje kilogram nafte edhe ai qe ka nje mjet nje zetor nuk i del leverdia qe te punoje token time. Te vesh te marresh nje kuintal miell sot eshte 7 mije leke.

Ketu eshte arsyeja qe sot njerezit nuk mund te mbjellin, nuk mund te vazhdojne me te menaxhojne kete situate. Kjo eshte arsyeja qe njerezit s’kane te ardhura”, shton Arben Çela, një tjetër banor i fshatit.

Efekti shkon zinxhir nga grumbulluesit tek banoret qe duhet te presin me shpresen se produkti do te shitet. Kjo eshte e vetmja menyre fitimi , asgje tjeter. Ata jane punëtore, mikprites edhe pse hallet i kane permbytur jetet e tyre me shume se sa rubinetet qe jane thare prej vitesh. Fshati edhe ujin e pijshem duhet ta nxjerre me puse..

“Po gjithe fshati pa uje eshte, kemi patur nje pompe aty poshte qe funksionoi pak kohe, ajo vajti nja 7, 8 vjet a 9 vjet nje gje e tille, qe nuk funksionon per fshatin tone eshte prishur i jane djegur ato elektromotoret. Që atehere me forcat tona. Ky pus eshte i treti pus. Dy i kam bere vete me krahe”, thotë Sheref Cekaj.

“Nuk del sidomos ne periudhen e beharit eshte nje thatesire shume e madhe per kete jemi detyruar qe kemi hapur puse, por edhe me kete nuk i plotesojme nevojat tona dhe ne periudhen gusht, shtator, tetor nuk kemi uje”, shprehet Bilal Xheka.

Banoret mblidhen ne kafen e fshatit ku u duhet te rrekellejne vec kafes edhe mungesen e energjise elektrike qe ketu iken e shkon sipas deshires.

“Me te fryrë pak ere dhe nje ves shi ikin dritat shkeputen, me ore ne vazhdim , dy ore, tre ore, pese ore, 1 dite mund te vazhdoje kjo. Tani eshte fundi i dimrit dhe shikojeni. Po ne dimer mund te rrijme edhe me dite te tera pa drita”, rrëfen Kapo Cekaj.

“Jane te vendosura keto tela qe ne fillim kur erdhen dritat ne 68 dhe teli qe ekziston sot ne keto linja eshte bere si floku im i kokes, aq i holle eshte nuk mban më”, deklaron Skender Bylyshi, një tjetër banor i Dhemblanit.

Por a mbarojne hallet ketu? Ne Dhemblan jo. Ne kete godine qe mund te quhet gjithcka, por vetem shkolle jo, mesojne rreth 60 nxenes, ashtu sic qendrojne edhe rreth 12 femije te tjere te kopshtit. Ketu duhet te marrin bazat e para te dijes, te mesojne edhe shkronjat e vogla te dores,qe sigurisht nuk shkruhet si ne kete tabele qe nxenesit duhet ta lexojne cdo dite.

“Asnje gje nuk funksionon duhet te funksionoje shteti po nuk funksonoi shteti per te gjithe keto probleme qe ngreme, per shendetesine per rrugen, per shkollen, per dritat, per uje eshte nje gje koti. Quhemi njerez te vdekur”, thotë Beqir Bejkaj.

Sa me shume te qendrosh, aq me shume do te gjesh ne kete fshat me zemer te madhe, por te cilit si jane dhene as mundesite me te vogla.

“Me mjerim nuk ka me, me mjerim, me keq s’besoj te kete qene edhe dikur para 100 vitesh”, shton Aurel Deda.

“Eshte keshtu qe sa vjen njera parti vjen tjetra na mashtrojne. Ne jemi te detyruar se jemi ne nje vend, mbase e shikoni rreze malit e themi he se do te beje njera, do te beje tjetra dhe keshtu qe njera iken mbas tjetres dhe keshtu dhe neve jemi ne meshire te fatit”, thotë kryeplaku i fshatit, Bashkim Mecaj.

Tunelet e ushtrise qendrojne mbi kryet e fshatit sot te boshatisura nga armatimet e dikurshme, ndersa ne kembet e tij vendi ku ne 2006 ndodhi tragjedia qe shkaktoi tre te vdekur dhe plot 7 te plagosur. Qe atehere askush nuk eshte kujtuar per kete vend ku pritja duket se nuk po merr fund kurre.

Top Channel

Loading...