Vijon inspektimi në kantierin e punimeve në bypass-in e Vlorës

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka inspektuar kantierin e punimeve në bypass-in e Vlorës, e cila është një nga veprat dhe arteriet më të rëndësishëm sa i përket projekteve infrastrukturore.

Gjatë inspektimit të punimeve, Qato theksoi se respektimi i kushteve të kontratës dhe grafikut të punimeve do të jenë kriteret bazë të monitorimit të përditshëm.

“Vijon inspektimi në kantierin e punimeve në bypass-in e Vlorës. Një tjetër vepër dhe arterie e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare.
Respektimi i kushteve të kontratës dhe grafikut të punimeve të miratuara do jetë një nga kriteret bazë të monitorimit tonë të përditshëm”, u shpreh Qato./atsh/

Loading...